Ditën e sotme ekipi i gazetarëve të A2 CNN është bllokuar në Doganën e Kapshticës, teksa është nisur për në Greqi, për tubimin e ditës së nesërme të kryeministrit Edi Rama në Selanik.
Sipas gazetares Policia e shtetit fqinj nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë edhe pse ditën e sotme ka pasur një notë verbale me emrat e gazetarëve dhe ekipive të mediave që do të kalonin në këtë pikë doganare.
“Prej më shumë se 60 minutave ekipi i A2 CNN ndodhet në Doganën e Kapshticës nga pala greke, pasi Policia greke nuk na lejon të kalojmë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Edhe pse ditën e sotme ka pasur një notë verbale me emrat e gazetarëve dhe ekipeve të mediave që do të kalonin sot nga kjo pikë doganore, sërish policia po na lë në pritje për një përgjigje nga Ministria e Jashtme greke”, tha gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi.
Një situatë e ngjashme është duke i ndodhur edhe ekipit të gazetarëve të televizionit kombëtar Klan TV. Gazetarja Elja Zotka ka njoftuar se pala greke ka bllokuar në kufi hyrjen e gazetarëve të cilët do ndjekin tubimin e Ramës nesër në Selanik./Versus.al








