POLITIKË /

“U jepte urdhra gardistëve”, Zhupa për Ilir Beqajn: Efektivi më tha se s’kishin furgon ta çonin në burg

Sipas Ina Zhupës, policia e burgjeve nuk kishte as furgon për ta çuar në qeli Ilir Beqajn.

Shkruar nga Versus
“U jepte urdhra gardistëve”, Zhupa për Ilir Beqajn:
Momenti kur Beqaj hyri në komision dhe deputetja Ina Zhupa në foltore

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur në foltoren e Kuvendit mbi incidentin e ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj hyri në komisionin e “Sterilizimit” pa leje.

Ajo akuzoi oficerët e burgjeve për mungesën e protokollit të sigurisë ndërsa akuzoi Beqajn se kishte kërcënuar dhe intimiduar deputetët.

“Ilir Beqaj livadhiste i lirë dhe u jepte urdhra oficerëve të burgjeve dhe deputetëve të mazhorancës se çfarë duhet të bënin dhe si duhet ta bënin. Vinte dhe kërcënonte duke na thënë mbylle gojën, qepe ti, ta tregoj unë ty, kush je ti. Ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin kur nuk kemi siguri në parlament? Mbasi juve ju komandon një hajdut 2 metrosh?

A e dini çfarë nga tha një officer i burgjeve, na tha s’kam furgon këtu, s’kam si ta çoj në burg. I gjithë protokolli i sigurisë kishte rënë, ne ishim në mëshirë të hajdutit dy metra. Kam telefonuar komandantin e gardës për të sjellë një gardist atje. Erdhi pasi ishim kërcënuar”- u shpreh Zhupa.

Nga ana tjetër, më herët ish-ministri i arrestuar reagoi nga burgu duke thënë se kishte reaguar pasi ishte ndjerë i tallur dhe i nëpërkëmbur për 14 orë rresht nga deputetët e opozitës. Versus.al

Poll