POLITIKË /

"U kryqëzua" për fjalimin në PS, e reja rrëfen përjetimet: Më dolën kundër dhe shoqet! Rama: Të sakatojnë njerëz që s'të njohin

Shkruar nga Versus
"U kryqëzua" për fjalimin në PS, e reja rrëfen
Foto: Anëtarja e Asamblesë së PS, Helena Kaçe dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit “Flasim” kishte të ftuar tre të rinj, anëtarë të Partisë Socialiste. Gjatë diskutimit me ta për tema të ndryshme, Rama u ndal për një moment edhe tek anëtarja e Asamblesë, Helena Kaçe, 19 vjeçarja e cila mori shumë kritika në publik për fjalën që mbajti në Kongresin e PS vitin e kaluar.

Rama e pyeti sesi e përjetoi daljen e saj të parë në skenën politike. E reja u shpreh se kishte pasur një periudhë të vështirë ku i ishte dashur të përballonte një sërë komentesh negative madje edhe nga vetë rrethi i ngushtë shoqëror që i kishin dalë kundër për deklaratat e saj që më së shumti u panë si “elozhe” ndaj PS.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ti nuk ishte folëse këtë herë. Ti ishte folëse herën tjetër dhe e pagove mirë suksesin e herës tjetër se e pe çfarë do të thotë të dalësh në skenë dhe të biesh në sy. Të ka kaluar ajo faza e parë e shokut që hëngre gjithë ato të shara e përqeshje?

Helena Kaçe: Më ka kaluar, të jem e sinqertë nuk e përjetova shumë mirë fillimin. Nuk e parashikova që do kishte aq shumë panele dhe do flitej aq shumë në studio televizive ajo çfarë unë fola në kongres. Mesa shoh kur dalin të rinjtë, hidhen në arenë dhe luftëtarët politikë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse i luftojnë dhe u bëjnë gjyq publik. Mendoj se kjo pjesë e njerëzve e kanë humbur betejën me komunizmin brenda tyre. Ka akoma vend për të edukuar shoqërinë sepse ka shumë mllef dhe mendoj se ne të rinjtë duhet të jemi shembulli për të qenë një qasje tjetër në politikë.

Rama: Kur thua se nuk e përjetove mirë, për çfarë e ke fjalën konkretisht

Helena Kaçe: Doli fjala juaj, nuk kishte aq shumë njerëz që më mbështesnin sin ë fillim. Disa shoqe të mia më dolën kundër për disa fjalë që nuk gjenin veten. Në fund të ditës e kalova, sepse nuk iki nga bindjet e mia. PS është partia që unë mendoj se ka bërë për vendin tim. Edhe pse shumë komente negative, unë kam gjetur motivimin falë familjes time

Rama: Ok se të paktën shoqet ta kanë thënë në sy që nuk u ka pëlqyer. Ndërkohë që pjesa tjetër pa të njohur fare kush je e nga vjen, të sakaton dhe as nuk e dyshon për një moment që ka njerëz që mendojnë kështu. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: