POLITIKË /

U largua nga PD, ish-deputeti Xhaferri merr post në presidencë

Shkruar nga Versus

U largua nga PD, ish-deputeti Xhaferri merr post në presidencë

Siç është bërë tashmë e zakonshme, një tjetër ish-drejtues i lartë i opozitës është larguar për të marrë një post në institucionet shtetërore. Së fundmi, ish-deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri i cili ka qenë më parë edhe kreu i PD në Durrës, është emëruar këshilltar i presidentit Bajram Begaj.

Emërimi vjen pas përfundimit të mandatit të tij parlamentar dhe vendimit për të mos marrë pjesë në primaret e PD -së për zgjedhjet e 11 majit. Shpesh Xhaferri ka shprehur pakënaqësitë e tij kundër Berishës. Tashmë ish-deputeti i bashkohet listës së gjatë të ish-zyrtarëve të opozitës që marrin poste në institucione të larta shtetërore sapo largohen nga partia.

Sa i takon eksperiencës, Xhaferaj sjell në institucionin e Presidencës një përvojë të gjerë dhe të konsoliduar, duke iu referuar karrierës së gjatë në politikë dhe në fushën e sigurisë kombëtare. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe ka ndjekur studime të avancuara në SHBA, përfshirë një specializim në Universitetin e Harvardit për “Politikat e Lidershipit” (1999) dhe një Master të Dyfishtë në “Siguri Ndërkombëtare” dhe “Çështje të Sigurisë Kombëtare” në Naval Postgraduate School. Në vitin 2006, ai përfundoi studimet e doktoraturës në Akademinë e Mbrojtjes. Versus.al

Poll