Monika Kryemadhi në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan ka sqaruar edhe një video që ka qarkulluar ku u nënkuptua si një urim ditëlindje për ish-Presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi sqaroi se ai urim nuk ishte për Metën, por për bashkëshorten e një mikut të tij.
Blendi Fevziu: Zoti Meta ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë, ju e keni uruar me gjithë divorcin që e keni marrë vesh mediatikisht me gjithë sherret, problemet dhe akuzat ju e keni uruar.
Monika Kryemadhi: Jo nuk është urimi për zotin Meta. Zoti Meta e kam thënë edhe një herë tjetër mos e ngatëroni me Erion Veliajn që morri telefonin e Alqi Bllkos dhe s’la ambasador pa marrë në telefon me kongresmen e senator nga burgu. Zoti Meta nuk përdor telefon në dijeninë time. Mund të përdori Skype, por nëse përdor Skype i digjet takimi me fëmijët dhe familjarët e tij. Këtu është intervista e Denisës, bashkëshortes së Bruno Liços një mikut tim e cila edhe ajo kishte ditëlindjen. Ka shumë njerëz që e kanë ditëlindjen me 24 Mars.
Blendi Fevziu: Pra paska qenë me dy kuptime. I paske çuar një mesaz edhe Metës edhe…
Monika Kryemadhi: Jo më ka ardhur mirë që kjo video ka vajtur me miliona shikime dhe janë bërë shumë lajme.
Blendi Fevziu: Pra nuk ka qenë urim për Ilir Metën?
Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë urim për Ilir Metën. Urimi ka qenë për Denisën.








