
Urdhri që Erion Veliaj firmosi nga qelia për shkarkimin e Anuela Ristanit si kryebashkiake në detyrë, ka shkaktuar reagime edhe nga kryeministri Edi Rama.
Burime bëjnë me dije se pasi u informua për veprimin e Veliajt, kreu i qeverisë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka shkuar në bashkinë e Tiranës dhe ka urdhëruar shkarkimin e kryebashkiakes në detyrë të emëruar nga Veliaj, Sara Goxhaj dhe të sekretarit të përgjithshëm Alban Dokushi.
Rama ka bërë thirrje që protokolli të zbatohet në bazë të urdhrave të tij. Goxhaj dhe Dokushi njihen si njerëz të afërt me Veliajn ashtu si edhe zëvendësja e tij e mëparshme Anuela Ristani, e cila ende nuk dihet përse u shkarkua nga kryebashkiaku i arrestuar.
Dokushi u paraqit në SPAK ditën e martë ku u mor në pyetje për rreth 30 minuta lidhur me komunikimet që ka pasur me Veliajn gjatë kohës që kryebashkiaku e ka takuar në qelinë e paraburgimit ku mbahej. Versus.al







