
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj edhe pse nga qelia, ka vendosur shkarkimin e kryetares në detyrë Anuela Ristani e cila mori kompetencat e tij më 11 shkurt.
Nuk dihet ende arsyeja përse Veliaj ka vendosur të shkarkojë Ristanin e cila njihej si krahu i djathtë i kryebashkiakut që tashmë është në qeli. Madje e shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ajo ka inspektuar disa prej punimeve që po bëhen aktualisht nga bashkia e Tiranës për projekte të ndryshme.
Tashmë kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, do të jetë Sara Goxhaj, e cila mbante postin e nënkryetares. Në dokumentin e firmosur nga Veliaj në qëli më datë 18 mars, thuhet se Goxhaj do ta mbajë kompetencat e tij deri në një urdhër të dytë.

Ristani mbajti fjalimin e saj edhe në takimin e thirrur nga Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës. Ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës për djegien e dokumenteve të bashkisë së Tiranës. Pavarësisht shkarkimit nga detyrat e deleguara, Ristani do të vazhdojë të mbajë postin e nënkryetares. Versus.al







