Pavarësisht se ende nuk ka një datë konkrete për zgjedhjet e bashkisë Tiranë pasi Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt, kandidati i pavarur Florian Binaj nëpërmjet një videoje të publikuar, u ka bërë thirrje qytetarëve që kur të votojnë të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Ai tha se ka vetëm dy mundësi, betoni dhe korrupsioni ose një bashki e ndershme në të mirë të qytetarëve. Në mbyllje të videos ai i fton qytetarët që t’i shkruajnë për shqetësimet që kanë.
“Mundësia për tu shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime!Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do ju lëmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë, të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën me patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin, një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionistë që u shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Më shkruani shqetësimet, mendimet edhe historitë tuaja. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”- shprehet Binaj në videon e publikuar. Versus.al







