Përdorimi i Chat GPT është bërë mjaft i zakonshëm nëpër fusha të ndryshme të jetës. Por së fundmi, provat tregojnë se edhe politikanët po e përdorin aplikacionin e Inteligjencës Artificiale për të arritur një impakt më të gjerë tek qytetarët nëpërmjet shkrimeve me elemente të veçanta.
Një rast i tillë është shfaqur së fundmi edhe me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cila ka risjellë në vëmendje denoncimin e saj të bërë një vit më parë për situatën skandaloze tek Onkologjiku ku mungonin ilaçet për pacientët me kancer.

Pavarësisht përpjekjes së saj për të vënë në dukje faktin se SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndaj denoncimit të bërë, diçka tjetër ra në sy. Në nisje të postimit të Vokshit shkruhet “Ja një version më i shkurtër, më i fortë dhe më denoncues për postim”, duke lënë të kuptohet se ka kërkuar ndihmën e Chat GPT për të formuluar statusin e saj në rrjetet sociale. Versus.al







