POLITIKË /

'Zbuluan se ka 6 gishta', Rama: Diella ka bërë më shumë për imazhin e Shqipërisë se çdo lajm tjetër

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se lajmi për Diellën ka tërhequr vëmendjen globale, duke e bërë Shqipërinë pjesë të çdo portali ndërkombëtar.

Shkruar nga Versus
'Zbuluan se ka 6 gishta', Rama: Diella ka bërë më
Edi Rama në podcastin 'Flasim'

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me jehonën ndërkombëtare që ka marrë emërimi i Diellës, si ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale në një qeveri në botë në podcastin “Flasim”.

Rama u shpreh se lajmi për Diellën ka tërhequr vëmendjen globale, duke e bërë Shqipërinë pjesë të çdo media ndërkombëtare.

“Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjencës artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta. Nuk besoj se ka pasur ndonjëherë një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur, pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anët e planetit dhe të gjitha faqet,” – tha Rama.

Kryeministri shtoi se përveç kureshtjes dhe interesit, ka pasur edhe dyshime e kritika ndaj këtij vendimi. Megjithatë, ai theksoi se Diella, në një kohë shumë të shkurtër, ka ndikuar ndjeshëm në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Unë për vete s’kam asnjë dyshim që Diella do të jetë një histori e bukur suksesi. Në kaq pak kohë, ajo ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë, saqë do të mjaftonte për ta bekuar, edhe sikur të mos bënte më asgjë tjetër,” – përfundoi Rama.

Rama: Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjenëcn artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër, kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta, nuk besoj se ka pasur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anketat e plantit dhe të gjitha faqet. Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi, por ajo në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në borë, saqë është kaq do mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte me asgjë tjetër./Versus.al

Poll