
Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike, një ditë pas sulmeve shkatërrimtare ruse ndaj Kievit.
Zelensky thotë në një postim në rrjetet sociale se e informoi kryeministrin Rama për sulmet me dronë, rreth 300 të tillë dhe disa dhjetra raketa goditën Kievin gjatë natës, duke shkaktuar të paktën 12 viktima në zonat civile.
Mesazhi i Zelenskyt pas telefonatës me Ramën:
Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama
E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt.
Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet.
Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë.







