POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit/ 49 parti të regjistruar në KQZ! Probleme juridike për grupin e Lulzim Bashës!

Afati për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit u mbyll mesnatën e 25 shkurtit, duke e çuar në 49 numrin e partive me kërkesa të miratuara për pjesëmarrje. Megjithatë, dy parti kanë hasur probleme juridike dhe presin një vendim përfundimtar për regjistrim.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit/ 49 parti të regjistruar në KQZ! Probleme

Afati për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 11 majit u mbyll mesnatën e 25 shkurtit, duke e çuar në 49 numrin e partive me kërkesa të miratuara për pjesëmarrje. Megjithatë, dy parti kanë hasur probleme juridike dhe presin një vendim përfundimtar për regjistrim.

Një ndër partitë me çështje të pazgjidhura është Partia e Demokratëve Euroatlantikë, e Lulzim Bashws, por që drejtohet formalisht nga Endri Hasa.

Kjo parti ka dorëzuar kërkesën për regjistrim si Koalicioni Euroatlantik, duke huazuar këtë emër nga një subjekt tjetër politik.

Megjithatë, kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i informoi përfaqësuesit se për të përfunduar procesin e regjistrimit nevojitet një vendim gjyqësor i formës së prerë, të cilin ende nuk e disponojnë.

Për këtë arsye, përfaqësuesit e Koalicionit Euroatlantik kërkuan më shumë kohë, duke argumentuar se afatet ishin përshpejtuar dhe se nevojitej kohë shtesë për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm. Në përgjigje, Celibashi u shpreh se është dakord të presë deri të hënën për të marrë vërtetimin e kërkuar nga regjistri i partive.

Kjo është partia e dytë që përballet me probleme juridike pas partisë së minoritetit grek MEGA, e cila gjithashtu ka patur përplasje të brendshme lidhur me drejtimin dhe vulën zyrtare.

Deri më tani, janë regjistruar 49 parti zyrtarisht në KQZ, dhe nëse dy partitë e mbetura arrijnë të plotësojnë dokumentacionin deri të hënën, numri total i subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit do të shkojë në 51.

Sipas kalendarit të KQZ-së, afati për regjistrimin e koalicioneve politike do të mbyllet më 7 mars, ndërsa partitë kanë kohë deri më 12 mars për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Lista e 49 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule 
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi  Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda/Versus.al

Tags:

kqz

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: