Jorida Tabaku pritet të sigurojë mandatin e deputetes në Tiranë, pas një gare të ngushtë në listën e hapur me kandidatin tjetër të PD-së, Ilir Alimehmeti.
Me rreth 75% të votave të diasporës të numëruara, Tabaku ka marrë 18,850 vota, duke krijuar një diferencë të qartë me Alimehmetin, i cili deri tani ka grumbulluar 16,426 vota.
Në Qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka siguruar deri tani 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike 13 mandate.
Në rang kombëtar, PS ka dalë fituese e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, duke siguruar 83 mandate, përballë 50 të PD-së, në një kohë kur mbi 75% e votave të diasporës janë tashmë të numëruara.
Ndërkohë, PSD e Tom Doshit ka marrë 3 mandate, Mundësia për Shqipërinë e Agron Shehajt ka siguruar 2 mandate, ndërsa Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë nga 1 mandat secila./Versus.al







