
Pas përfundimit të afatit ligjor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) filloi procesin e regjistrimit të subjekteve politike.
Koalicioni me numrin më të madh të partive është "PA-Aleanca për Shqipërinë Madhështore", i udhëhequr nga Sali Berisha, me gjithsej 26 parti.
Pas tij vjen koalicioni "Nisma – Shqipëria Behet", i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me tre parti, dhe koalicioni "Djathtas për zhvillim", i udhëhequr nga Dashamir Shehi, me dy parti.
Pas regjistrimit të koalicioneve, hapi tjetër është regjistrimi i kandidatëve për deputetë. Afati për dorëzimin e listave me shumë emra mbaron më 12 mars./Versus.al








