Në “Vilën 30”, këtë të dielë, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një seri takimesh me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e 11 Majit.
Takimet u zhvilluan gjatë gjithë ditës, duke filluar në mëngjes dhe duke vazhduar pasdite, ku Rama u takua me përfaqësues nga të gjitha qarqet e vendit.
Paraditen e sotme, Rama priti drejtuesit e qarqeve të Dibrës, Gjirokastrës, Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, duke diskutuar prioritetet dhe emrat e mundshëm për listat zgjedhore.
Pasdite, takimet vazhduan me drejtuesit e qarqeve të Kukësit, Tiranës, Beratit, Elbasanit dhe Fierit. Secili prej tyre solli propozimet e tyre për kandidatët më të përshtatshëm që do të përfaqësonin qarkun e tyre në Parlament.
Pas diskutimeve, emrat e propozuar do të shqyrtohen nga kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e tyre të 12 marsit, ku do të merren vendimet përfundimtare. Sidoqoftë, fjala e fundit i takon Edi Ramës, i cili do të vendosë se kush do të përfshihet në listat e mbyllura dhe kush në ato të hapura.
Sipas burimeve jozyrtare, Rama planifikon t’i japë prioritet grave dhe vajzave në listat e mbyllura, ndërsa në listat e hapura do të përfshihen kryesisht eksponentë të partisë me më shumë se dy mandate, duke i lënë ata të luftojnë për pozitat në Parlament. Përveç kësaj, katër kryebashkiakë aktualë pritet të jenë pjesë e listave zgjedhore: Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe Juliana Memaj, kryetarja e Bashkisë së Dimalit.
Ndërkohë, mediat kanë nisur të raportojnë edhe emrat e disa kandidatëve të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e 2025-2029. Këto emra janë në qarkullim dhe pritet të konfirmohen në javët që vijnë, ndërsa Partia Socialiste përgatitet për një nga zgjedhjet më të rëndësishme të saj.
Emrat që përfliten jo-zyrtarisht se do jenë në listat e kandidatëve të PS:
Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Blendi Gonxhe
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Toni Gogu
Ermonela Felaj
Helena Kaçe
Xhemal Qefalia
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Zerina Bruci
Durrës
Luan Zaza
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Etleva Budini
Edmond Stojku
Fier
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Ceno Klosi
Arjan Faso
Antoneta Dhima
Kristo Papa
Hanit Bonati
Ami Kozeli
Shkodër
Majlinda Angoni
Xhejms Çela
Anila Gjyrezi
Onid Bejleri
Besmir Lesha
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Frrok Gjini
Korçë
Niko Peleshi
Ilir Topi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimi
Lezhë
Ulsi Manja
Admir Kadeli
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Marjeta Nela
Vlorë
Bledar Çuçi
Pirro Vëngu
Anila Denaj
Ardit Bido
Plator Nesturi
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj
Elbasan
Arbian Mazniku
Bora Muzhaqi
Evis Kushi
Taulant Balla
Ermira Urupi
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Saimir Hasalla
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda
Kukës
Eduard Shalsi
Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj
Berat
Ervin Demo
Klajdi Qama
Juliana Memaj
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
Alda Zholi
Edjon Maliqi








