
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se shpreson që Lista Serbe të fitojë në zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë si dhe të kthejë një pjesë të pushtetit në duart e tij.
Vuçiç tha se vuri re se shqiptarët ishin shumë nervozë për shkak të pjesëmarrjes së madhe në zonat serbe, gjatë një vizite për punë.
'Shpresoj fitoren e Listës Serbe, po shoh që shqiptarët janë tashmë nervozë sepse pjesëmarrja deri në orën 10 është më e lartë në zonat serbe. Shqiptarët, kudo që jetojnë, në Tiranë, Tuz, Rozhaj, Bujanoc, Medvegjë, janë të dehur nga fitorja e mbrëmshme e futbollistëve shqiptarë, dhe shpresoj që sonte të festojmë një fitore pak më domethënëse me flamujt tanë siç festuan mbrëmë me të tyret ' tha presidenti serb duke shtuar:
Shpresoj që ata do të jenë në gjendje ta kthejnë një pjesë të fuqisë në duart e tyre. Shpresoj që sonte të festojmë diçka më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit./Versus.al







