
Një operacion i SPAK dhe autoriteteve italiane kanë zbuluar skemën e mospagimit të taksave nga 31 restorante në qendër të Firences të cilat dyshohet se ishin përvetësuar nga grupi kriminal shqiptar nëpërmjet të ardhurave të paligjshme.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë kryer 23 kontrolle në qytetet e Firences, Livornos dhe Napolit.
Përveç 7 shqiptarëve të vënë nën hetim për shmangien e miliona eurove taksa në 12 vite, nën akuzë ëshë vënë edhe sipërmarrësit Italian Alessandro Bigi president i ekipit të futbollit Ischia i cili bleu ekipin me para të grupit shqiptar që dyshohet se vinin nga aktivitetet e paligjshme. Bigi akuzohet për 80 mijë euro fatura fiktive për sponsorizime të klubit të tij.
Qëllimi i operacionit është zbulimi i origjinës së parave të përdorura nga shqiptarët dhe italiani për të blerë 31 restorante, fabrikën e birrës Kaizen, dy hotele dhe biznese të makinave me qira. Mekanizmi i përdorur është pastrimi i parave të pista me anë të blerjes së bizneseve.
Në fazën fillestare të hetimeve vëmendja u përqendrua në marrëdhëniet e bashkëpunimit mes italianit dhe shqiptarëve. Megjithatë deri më tani, nuk është gjetur asnjë provë e lidhjes mes Bigit dhe Eulent Kamamit kreut të grupit shqiptar. Ende nuk dihet sesi pjesëtarët e grupit kanë arritur blejnë prona të tilla pa arritur të justifikojnë të ardhurat e veta.
Si pasojë e të ardhurave nga këto biznese, Bigi bënte një jetë luksoze me makina të shtrenjta tip “Ferrari” brenda të cilave janë gjetur bizhuteri, ar dhe diamante. Versus.al







