
Itali- Shqiptari Beni Arshiaj i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri pasi ishte kthyer nga puna, rezulton të jetë totalisht i pastër sa i takon precedentëve të mëparshëm penalë.
Hetimet e deritanishme zbulojnë se 37 vjeçari ishte në Itali si emigrant i rregullt dhe punonte murator, ndërsa përdorte furgonin e tij të bardhë për të lëvizur gjatë punës. Nga fqinjët, shqiptari njihej si banor i rregullt dhe aspak problematik.
Viktima, ishte i martuar dhe kishte dy djem të vegjël njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i vrasjes të babait të tij. Mediat italiane, shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pikërisht në momentin kur shqiptari sapo ishte kthyer nga puna dhe kishte parkuar furgonin para banesës së tij.
Kur policia e zonës mbërriti në vendngjarje, mjeti ishte ende i ndezur, sepse trupi i tij u gjet pothuajse brenda, teksa ishte duke hapur derën për të zbritur. Autorët lëviznin me një skuter dhe u larguan me shpejtësi, teksa besohet se e kanë ndjekur apo pritur në kurth objektivin. Versus.al







