MAGAZINË /

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer pas humbjes në finale ndaj Barcelonës

Shkruar nga Versus

“Ndjej se kam dështuar”, ylli i Real Madridit i zhgënjyer

Humbja e së shtunës në finale të Kupës së Mbretit do të thotë se Real Madridi me gjasë do ta përfundojë sezonin pa një trofe. Pati shumë nervozizëm në kampin e tyre pas fishkëllimës së fundit në ‘La Cartuja’, por reflektimi për disa prej lojtarëve tashmë ka filluar të ndodhë.

Fede Valverde ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Real Madridit këtë sezon, por ai nuk ishte në gjendje që të bëjë diferencën ndaj Barcelonës. Dhe përmes një postimi në Instagram, ai i ka kërkuar falje tifozëve të klubit.

“Ndodhi sërish. Dhe do të ndodhë natyrisht shumë herë të tjera, sepse është rruga të cilën po endërtojmë dhe është normale që të rrëzohesh pas shumë kilometave. Më mërzit mua, më bën të zemëruar, të pafuqishëm”.

“Ndjej se i kam dështuar. Ka qenë një vit i komplikuar, fizikisht dhe mentalisht shumë i vështirë, por një ditë unë isha i qartë; derisa këmbët nuk ma lejojnë më. Ky klub nuk meriton asgjë më pak”.

“Ne do të rikthehemi, ne do të vazhdojmë dhe unë do të jem aty duke lënë gjithçka për respektin që Real Madridi, njerëzit e saj dhe gjithçka që vjen duke luajtur në ekipin më fitues në histori”, ka thënë Valverde.

Tani me Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit që kanë shkuar në duar të dikujt tjetër, Real Madridi mudn të fokusohet vetëm për ta ngushtuar deficitin prej katër pikësh me Barcelonën në La Liga.

‘Los Blancos’ nuk kanë shumë gjasa për ta fituar garën për titull teksa kanë mbetur pesë ndeshje për t’u luajtur, por me një tjetër ‘El Clasico’ pas dy javësh, ka gjasa që ata të shpëtojnë krenarinë e tyre para fundit të sezonit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: