
Amarildo Pajtoni ka ndërruar jetë ditën e sotme, dy javë pasi u përfshi në një aksident me motor.
Mësohet se aksidenti ndodhi në fshatin Harizaj, ku 27-vjeçari u përplas me një furgon me targa të Kosovës.
Djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni, njëkohësisht edhe nipi i biznesmenit Armando Pajtoni, ishte shtruar te spitali i Traumës, në gjendje kome.
Amarildo Pajtoni, apo Ildi siç e njihnin të gjithë, nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Lajmi i rëndë u bë me dije nga vëllai i viktimës, Redi Pajtoni, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan:
“Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”
Familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Shqipëri për shkak të biznesit dhe aktivitetit të tyre tregtar të Qendrës Tregtare ‘Pajtoni’./ Versus.al







