Një aksident i rëndë ka ndodhur në një galeri private në Bulqizë, ku një minator është plagosur gjatë punës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar ne helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi Vaid Neziri me detyrë vagonist në minierë.
I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.







