AKTUALITET /

Aksidenti tragjik dje ku humbën jetën nënë e bir, tre prej të plagosurve dërgohen tek Trauma

Shkruar nga Versus

Aksidenti tragjik dje ku humbën jetën nënë e bir, tre prej

Tre prej 5 të plagosurve në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në rrugën Elbasan-Peqin, janë dërguar sot në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak është bërë gjendja e tyre e rënduar shëndetësore.

Aksidenti tragjik i ndodhur dje, u mori jetën Fatbardha dhe Klodian Shahinit, nënë e bir që udhëtonin me një automjet tip “Benz”.

Përplasja me furgonin ishte aq e fortë saqë nënë e bir mbetën të bllokuar në mjetin ku më pas humbën jetën. Ndërsa si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur gjithashtu edhe shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjet.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e shkaqeve që sollën përplasjen tragjike. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: