
Bora, bashkëshortja e viktimës Branko Shkoza, ka thyer heshtjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku burri i saj u gjet në kanalin e ujëra të zeza duke folur për marrëdhënien e tyre. Ajo është shprehur se bashkëshorti i saj rrinte i dehur por pavarësisht kësaj ajo e donte shumë. Më tej ajo shton se autori i vrasjes së burrit mund të jetë Majlind Habibi pasi sipas saj Branko mund të ketë sharë.
'Kam djalin 11 vjeç me Brako Shkozën. Burri më tha se do dal të pi një kafe e do vij prapë. M’u lut që të pinim kafe e nuk shkova. Pas disa ditësh, vjehrra më tha se Branko është në kanal. Pasi burri m’u zhduk disa ditë, te puna u sëmura, kisha parandjenja, e doja shumë. Kur u vonua tre ditë, thashë diçka i ka ndodhur. I thosha mos pi, por nuk merrte vesh.
Burri im rrinte gjithmonë tapë. Autorin mund ta ketë sharë nga gruaja, ishte pak i pistë nga goja, por ai nuk ngacmon. Burri im dhe autori ishin shokë të ngushtë. Nuk flisja asnjëherë me shokët e burrit, me gruan e autorit i flisja si je si kalon, kaq. Unë jam te mami im tani, djali im vjen dhe këtu e shkon edhe tek gjyshërit. Nuk rri dot pa burrin. Burrin e kam mbajtur unë, se vetë pinte shumë. I prishte lekët me raki. Unë mendoj se autori e ka vrarë, sepse besoj se Branko e ka sharë atë. Bashkëshorti kishte pak gojë, por ishte i dashur. Edhe më ka dhunuar, qoftë dhe para syve të djalit. Të dy pinim bashkë në lokal dhe janë zënë atje, jo kush jam e kush je ti.' është shprehur Bora, gruaja e Branko Shkozës për emisionin 'Me zemër të hapur'
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 2 dhjetor kur Majlind Habibi dhe Branko Shkoza, janë konfliktuar tek ura.
Debati midis dy shokëve ka ndodhur pasi Majlindi pretendonte se Branko i kishte ngacmuar gruan dhe në nerva e sipër e ka shtyrë dhe e ka hedhur në kanalin e ujërave të zeza.
Trupi i Brankos është gjetur disa ditë më vonë në kanalin e ujërave të zeza ndërsa kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë konfirmuar se ka qenë 35 vjeçari ai i cili ka shtyrë shokun e tij nga ura./Versus.al







