Kapet me një sasi lënde narkotike në doganën e Kapshticës, ndërsa në pranga është vënë një italiane.
Burime nga policia bëjnë të ditur se, se 31 vjeçarja italiane po udhëtonte në drejtim të Greqisë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, ndërkohë që e kishte fshehur lëndën narkotike kanabis sativa në një qese mbeturinash.
Gjatë kontrollit të policisë kufitare është zbuluar sasia prej rreth 300 gram hashash.
Italianja ka deklaruar se e kishte për përdorim vetjak, ndërsa është arrestuar nga policia.
Kontrollet në doganën e Kapshticës janë rritur ndjeshëm edhe për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të ndryshme të paligjshme.







