AKTUALITET /

FOTO/ Ditë përvëluese dhe netë të nxehta, temperaturat arrijnë kulmin gjatë javës që vjen

Siç bën të ditur, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, temperaturat gjatë ditës do të arrijnë deri në 41 gradë, por edhe nata do të jetë me temperatura të larta.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ditë përvëluese dhe netë të nxehta, temperaturat

Java që vjen do të ketë një mot “afrikan” me temperatura mjaft të larta gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

Siç bën të ditur, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, temperaturat gjatë ditës do të arrijnë deri në 41 gradë, por edhe nata do të jetë me temperatura të larta.

Për javën që presim: vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Për ditët:

e Hënë, e Martë, e Mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Për ditët:

e Mërkur, e Enjte, e Premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - juglindje me shpejtësi 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

FOTO/ Ditë përvëluese dhe netë të nxehta, temperaturat

Poll