Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino.
Siç bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë.
Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Dyshimet janë se mund të jetë një vetëvrasje, kjo nisur edhe nga disa dëshmi të familjarëve të viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos.







