AKTUALITET /

"Humor burgu" te SPAK-u, gazetarja zbulon pse u thirr Gaz Paja

Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. 

Shkruar nga Versus

"Humor burgu" te SPAK-u, gazetarja zbulon pse u thirr Gaz Paja

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gaz Paja. Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. 

"Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten.

"Humor burgu" te SPAK-u, gazetarja zbulon pse u thirr Gaz Paja

Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower", tha Lala. 

Poll