
Detaje të reja janë mësuar nga krimi makabër në Shënavlash, ngjarje e rëndë e ndodhur një muaj më parë, ku Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla dhe më pas e hodhi në pus.
Djali i viktimës dhe vëllai i autorit, ka dëshuar se fillimisht, ka menduar se ka ndodhur diçka pasi i ati pinte alkool.
“Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, është shprehur djali i viktimës për emisionin, ‘Me zemër të hapur’, në News24.
Më pas ai ka treguar që nuk e ka takuar vëllanë që në momentin kur ai është arrestuar dhe se po pret hetimet e Policisë.
“Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet”, u shpreh ai.
Më datë 15 gusht, Esmerald Balla, ka shkuar në polici dhe ka denoncuar zhdukjen e të atit.
Por trupi 62-vjeçarit u zbulua 21 ditë pas, ndërkohë që i biri e deklaroi si largim nga banesa me një femër të panjohur, si dhe zhdukjen e 75 mijë eurove nga kasaforta e familjes./Versus.al







