Gamend Paja, aktori i njohur i humorit është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Me kapele në kokë dhe syze, kjo ishte hera e dytë që Paja paraqitet në SPAK brenda pak ditësh. Pasi qëndroi pak minuta në ambientet e SPAK, aktori doli dhe zbuloi për mediat se prokurorët i kanë sekuestruar celularin.
“Isha ulur në një kafe me prokurorin, dhe pa dashje mori celularin tim”- u shpreh Gaz Paja mes të tjerash.
Ende nuk dihet arsyeja konkrete e paraqitjes së tij në SPAK, por dyshohet se lidhet me shpalljen e tij si investitor strategjik nga qeveria për të ndërtuar një resort në Dhërmi.
Në vitin 2022 Partia Demokratike e akuzoi aktorin se ka përfituar tokë shtetërore dhe i kërkoi SPAK të verifikonte pretendimet e tyre. Versus.al







