
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku forcat “RENEA” u detyruan të hynin me litar nga dritarja e apartamentit të pallatit në Astir pas denoncimit të bërë nga një 21 vjeçare me incialet S.Q e cila pretendonte se ishte marrë peng.
Ashtu siç ajo deklaroi, në apartamentin ku u ndërhy dyshohet se kanë qenë në total 6 persona, 3 djem dhe 3 vajza. Në apartamentin përballë të marrë me qira nga i dashuri i 21 vjeçares u gjetën 2 armë zjarri.
Dyshohet se gjatë mbrëmjes të së mërkurës, të rinjtë kanë konsumuar lëndë narkotike. Ndërsa të enjtën, 5 prej të rinjve kanë shkuar për të pirë kafe në lokalin pranë pallatit ku kishin qëndruar, duke e lënë në gjumë 21 vjeçaren.
E reja është zgjuar nga gjumi në mesditë dhe ka parë armët e zjarrit. Sipas mediave, në atë moment 21 vjeçarja ka telefonuar të ëmën e panikosur se mund të ishte marrë peng. Fill pas bisedës me të ëmën, ka telefonuar policinë duke dhënë alarmin se ishte marrë peng. Versus.al







