AKTUALITET /

Operacioni 'Poker2' çon në pranga dhe nipin e Flamur Nokës, zbardhen emrat e 11 personave të arrestuar

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni policer i koduar ‘Poker 2’ kur në pranga ranë 11 persona.

Shkruar nga B.SH

Operacioni 'Poker2' çon në pranga dhe nipin e Flamur

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni policer i koduar ‘Poker 2’ kur në pranga ranë 11 persona.

Ata u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”. 

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit, 24-vjeçari Ylard Lala punonjës i Gardës së Shqipërisë, djali i biznesmenit, Ymer Lala.

“Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit“, sqaron policia.

Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Mes emrave të arrestuar është edhe Rexhep Noka nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor "Poker 2":

Ylard Lala

Rexhep Noka

Eglantin Fejzaj

Nikolin Prenga

Fatmir Rumani

Arbjon Tocilla

Marjan Ndoj

Henrik Bruka

Romario Kodra

Erjola Vllahu

Cen Mehmetaj

 

Poll