AKTUALITET /

“Rama si babai i tij xhelat”, Berisha i kujton Kryeministrit arsyen përse u fut në politikë

Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me regjimin diktatorial. Kjo pasi kreu i Qeverisë deklaroi këtë të enjte se rikthimi i tij në Shqipëri nga Franca, vite më parë erdhi për shkak të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Shkruar nga Versus

“Rama si babai i tij xhelat”, Berisha i kujton Kryeministrit arsyen

Në një takim të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, me rastin e përvjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me regjimin diktatorial. Kjo pasi kreu i Qeverisë deklaroi këtë të enjte se rikthimi i tij në Shqipëri nga Franca, vite më parë erdhi për shkak të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Berisha tha se “kryeministri Rama dallon shumë pak nga babai i tij xhelat, Kristaq Rama”, duke nënvizuar lidhjen e tij me të kaluarën komuniste. Ai e akuzoi kreun e qeverisë për ndjekjen e politikave që kanë çuar në varfërimin e popullit dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

“Sot, shqiptarët po përjetojnë një formë tjetër diktature. Edi Rama ka punuar sistematikisht për të varfëruar qytetarët dhe për t’i detyruar ata të largohen nga vendi. Ai ka zbatuar një plan të qartë: sa më shumë shqiptarë të ikin, aq më e lehtë bëhet qeverisja për të,” u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se PD do të vazhdojë betejën kundër qeverisë aktuale dhe se është e domosdoshme një ndryshim për të ndalur, siç tha ai, degradimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. /Versus.al/

 

Tags:

rama berisha

Poll