
Versus.al ka siguruar foton e dy vëllezërve binjakë të cilët si pasojë e sherrit të tyre u bënë shkak për plagosjen e nipit 15 vjeçar me 3 plumba.
I mituri u dërgua mbrëmë në spitalin e Traumës, ndërsa sot u bë e mundur zbardhja e ngjarjes pavarësisht se fillimisht ai vetë dhe babai e xhaxhai i tij Florant Pëllumbi dhanë dëshmi kontradiktore.
Policia zbuloi se një sherr mes Florant Pëllumbit dhe binjakut të tij Nazmi Pëllumbi ka degraduar deri në pikën ku ky i fundit mori armën dhe hapi zjarr në oborr, duke bërë që plumbat të preknin 15 vjeçarin.
Nëna e të miturit në gjendje të rënduar psikologjike, ka thënë se shkak për sherrin mes kunetërve të saj është bërë droga. Pas kontrollit të policisë, në shtëpinë e Florant Pëllumbit u gjet një sasi kokaine dhe 29 vjeçari u vu në pranga. Ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e binjakut të tij Nazmiun i cili plagosi me armë nipin e tyre të mitur. Versus.al







