Shkodër- Katër banesa janë përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në lagjen “Skënderbeg”.
Zjarri nisi rreth orës 00:50 nga banesa e një 51 vjeçari dhe u përhap më pas edhe në banesat e tjera ngjitur.
Zjarrfikësit evakuuan banorët dhe punuan për rreth 3 orë për shuarjen e flakëve. Për pasojë ka vetëm dëme të shumta materiale.
Një javë më parë, në qytetin e Shkodrës pati një tjetër zjarr masiv në tregun e rrobave të përdorura ku 5 banesa u shkrumbuan nga flakët të cilat dyshohet se u shkaktuan nga 2 të mitur që po luanin me njëri-tjetrin. Versus.al







