
Tiranë- Mjeku Vanon Cinari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti të trefishtë të ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 40 vjeçari i cili po merrte trajtim te QSUT, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
E plagosur nga aksidenti mbeti edhe një 32 vjeçare Alba Shehaj, e cila ndodhet ende nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku mbeti i vdekur mjeku specializant në QSUT. Versus.al









