AKTUALITET /

VIDEO/ Vrasje në Durrës, shoku i ngacmoi gruan, burri e masakron me grushte dhe hodhi nga ura shokun e tij

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vrasje në Durrës, shoku i ngacmoi gruan, burri e masakron me

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me  vrasje në Durrës.

Ngjarja e ndodhur gati një javë më parë është zbardhur ditën e sotme. Autori i dyshuar e ka qëlluar me grusht shokun e tij, duke e hedhur nga ura në kanalin e ujërave të zeza.

Sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima. 

Policia bën të ditur se, ka arrestuar Majlind Habibin, 35 vjeç, pasi dyshohet se pas një sherri mes tyre, ka hedhur nga ura shokun e tij, Branko Shkoza dhe ka fshehur krimin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë në Spitallë.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin  Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar  një 35-vjeçar, që dyshohet  se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë  kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit  H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se  ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë  në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim  me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra  në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Poll