Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku në pranga është vënë një 42-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij dhe më pas ka ngacmuar seksualisht dhe të birin e mitur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur", bën të ditur Policia e Tiranës.
Po ashtu është goditur dhe një tjetër rast i dhunës në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre”, bën të ditur policia.







