Në korridoret e selisë blu kanë filluar të përfliten emrat e drejtuesve politik të cilët do të udhëheqin listat për deputetë në zgjedhjet e pranverës.
I hapur ka mbetur vetëm qarku i Tiranës e ndërsa në qarkun e Fierit, mendohet të caktohet Gazment Bardhin në vend të Luan Baçit.
Por ky i fundit është shprehur se respekton vetëm vendimin e kryetarit të Partisë, ndërsa për vendimet që flasin në emër të tij nuk mundet t'i respektojë, duke thumbuar deputetin Flamur Nokën i cili në mungesë të liderit, Salit Berisha do të vendos për listat e drejtuesve politik.
“Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi në një intervistë për Top Channel.
Nëse për Tiranën dhe Fierin mund të ketë supriza, Luçiano Boçi prej kohësh ka nisur punën në kryeqendrën e veriut, Shkodër, ndërsa Ervin Salianji zhvendoset nga Kavaja në Elbasan.
Xhelal Mziu si gjthmonë në Dibër dhe po ashtu dhe Tritan Shehi, Gjirokastër.
Oerd Bylykbashi në Durrës ndërsa Agron Gjekmarkajt i besohet sërish Lezha.
Të mërkurën dhe te premten është vendosur thirrja e dy organeve më të larta vendimmarrëse të partisë Kryesisë e me pas Këshillit Kombëtar ku parashikohet jo vetëm zyrtarizimi i emrave të drejtuesve politik, por edhe forma dhe mënyra e protestave.
LISTA E DREJTUEAVE POLITIKË PD NË QARQE
1. Shkodër- Luçiano Boçi
2. Lezhë – Agron Gjekmarkaj
3. Dibër – Xhelal Mziu
4. Kukës – Flamur Hoxha
5. Durrës – Oerd Bylykbashi
6. Elbasan – Ervin Salianji
7. Fier – Gazment Bardhi
8. Korçë – Ivi Kaso
9. Berat – Eno Bozdo
10. Vlorë – Bujar Leskaj
11. Gjirokastër – Tritan Shehu
12. Qarku Tiranë ende i hapur/VERSUS.AL







