AKTUALITET /

Tragjike në Sarandë, gruaja vret burrin me sëpatë teksa flinte gjumë (EMRAT)

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i mëparshëm në familje.

Shkruar nga Versus

Tragjike në Sarandë, gruaja vret burrin me sëpatë teksa

Sarandë- Një krim i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Metoq ku gruaja ka vrarë me sëpatë burrin e saj.

Mësohet se 49 vjeçarja Elvira Tahiraj ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshortin e saj 55 vjeçar Llazar Tahiraj, teksa ky i fundit po flinte gjumë.

Çifti ka 4 vajza, 3 prej të cilave të martuara dhe një tjetër ende të mitur.

Burime bëjnë me dije se shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt i mëparshëm në familje, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat gruan që kreu krimin.

Dëshmitë e fqinjëve

Autorja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një prej fqinjve shprehet se 49 vjeçarja kishte problemin e njohur si “sëmundja e tokës”. Ndërsa për viktimën, shprehen se punonte çdo ditë dhe njihej si person i qetë.

Çifti më origjinë nga Korça ishin vendosur në këtë fshat prej vitesh dhe nuk raportohet të kenë pasur përplasje të mëparshme me njëri-tjetrin. Versus.al

Poll