AKTUALITET /

Policët italianë të Shëngjinit akomodohen në hotele me 5 yje, Corriere: 9 milionë për ushqime, spa e pishina

Kompania Raffaello Resort në Shëngjin do të vërë në dispozicion të agjentëve italianë dy struktura për shërbimin e survejimit në qendrat e emigrantëve.

Shkruar nga Versus

Policët italianë të Shëngjinit akomodohen në hotele me

Media italiane Corriere della Sera i është rikthyer dhe njëherë çështjes së emigrantëve që do të sillen në dy kampet e ndërtuara në Shëngjin dhe Gjadër. 

Por kësaj radhe në lidhje me policët e përfshirë në shërbimet e sigurisë në dy qendrat e emigrantëve. 

Në artikull shkruhet se policët e përfshirë në shërbimet e sigurisë në dy qendra e emigrantëve do të qëndrojnë në hotele me katër dhe pesë yje. 

Në praktikë çdo operacion sigurie do të kushtojë 80 euro në ditë me një shpenzim total prej 9 milionë euro.

Nga ajo që del nga dokumentet e Departamentit të Sigurisë Publike të shikuara nga agjencia LaPresse , shton më tej kjo medie bëhet fjalë për dhënien e një kontrate për «një shërbim akomodimi në dhoma hoteli teke me katering dhe shërbime të ngjashme për një kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajsh për një shpenzim maksimal të vlerësuar me 8 897 200 euro ”. 

Në këtë marrëveshje, kompania Raffaello Resort e Shëngjinit do të vërë në dispozicion dy struktura, Raffaello Executive dhe Hotel Comfort, të dyja në bregdet me një qendër spa, pishinë dhe restorant.

Me pak fjalë, ushqimi dhe akomodimi i personelit të sigurisë italiane do të sigurohet në këto dy komplekse turistike në bregdet, shton më tej kjo medie.

Ditë më parë Gjykata e Romës me një vendim të saj ktheu 12 emigrantët që vinin nga Bangladeshi dhe Egjipi të cilit po qëndronin në kampin e Gjadrit në Itali. Vendimi i gjykatës lidhej me faktin se 12 emigrantët vinin nga vende të pasigurta./Versus.al

 

Poll