
Publikohet fotoja e Imer Manahasa, 43 vjeç i cili u arrestuar nga operacioni i policisë pasi në banesat e tij u gjetën të fshehura armë zjarri një armë gjahu, municion luftarak si dhe lëndë narkotike.

Por mbiemri Manahasa është i njohur për policinë.
Imer Manahasa është djali i Alber Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës, të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash, u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik 2020.
Vrasjen e Emiljano Ramazani e zbardhi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Vetë ky i fundit ishte ekzekutori i Ramazanit dhe Runajt në korrik 2020 me porosi të Erion Alibejt.
Seit Manahasa gjithashtu njihet edhe për miqësinë e tij me Talo Çelën.
Momenti i arrestimit të 43 vjeçarit:







