AKTUALITET /

VIDEO/ Dosja “Toyota Yaris”, thirret në SPAK ish-gjyqtari i '21 janarit'! Iu përmend emri në përgjimet e ‘Sky Ecc’

Dosja “Toyota Yaris” duket se ka hapur “kutinë e pandorës” për ish-gjyqtarë e prokurorë, të cilët përmenden në përgjimet e zbardhura të aplikacionit “Sky Ecc”.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dosja “Toyota Yaris”, thirret në SPAK ish-gjyqtari i

Tiranë- Ish-gjyqtari Besnik Hoxha është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK ku mësohet se do të pyetet rreth përmendjes së emrit të tij në përgjimet e zbardhura në aplikacionin “Sky Ecc” lidhur me prokurorin e Vlorës Aurel Zarka i cili u arrestua muaj më parë nën dyshimin e përfshirjes në dosjen e njohur si ‘Toyota Yaris’.

Raportohet se në përgjimet e sky ecc, ish-gjyqtari përmendet me pseudonimin ‘Beso Grupi’ nga një prej të dyshuarve, ndërsa kur bashkëbiseduesi tjetër e pyet se kush është, merr përgjigjen ;Besnik Hoxha, shkodrani’.

Ditë më parë në SPAK për këtë çështje, është thirrur edhe prokurori i Tiranës Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, të cilin opozita e akuzon si të vetmin që ende nuk ka kaluar vettingun dhe megjithatë ende është në detyrë si prokuror.

Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës

Aurel Zarka, i cili u shkarkua pak kohë më parë me vendim të KLP-së, akuzohet nga SPAK për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në katër çështje penale që lidhen me dosjen e “Toyota Yaris” si dhe një hetim pasuror të Suel Çelës – duke ngritur pikëpyetje mbi prokurorët dhe gjyqtarët që lehtësuan akuzat për këto dosje.

Besnik Hoxha është larguar në datën 25 korrik të këtij viti nga detyra pas seancës së zhvilluar në KPA. Kryesuesi i trupës gjykuese të 21 janarit i cili la të lirë komandatin e gardës Ndrea Prendin u përjashtua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë. Versus.al

 

Poll