AKTUALITET /

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, kreu i Dhomës Haxhia: Ngjarja të zbardhet sa më shpejt

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë, e cila ka kërkuar që këtij hetimi t’i shkohet deri në fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Shkruar nga Versus

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, kreu i Dhomës Haxhia: Ngjarja të

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë, e cila ka kërkuar që këtij hetimi t’i shkohet deri në fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes, Policia ka konkluduar për një aksident rrugor.

I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtar i Dhomës së Avokatisë Durrës.

Kreu i Dhomës Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23-vjeçar emigrant.

Në emër të të gjithë kolegëve Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.

Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë

Kryetari

Prof Dr: Maksim Haxhia

Poll