Live Updates /

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën në gjykatë"/ Ilir Meta jep arsyet e divorcit dhe martesa e fshehtë në 1998

*Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë. *Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike. *Në tetor të vitit 1998 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i thanë “PO” njëri-tjetrit. Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë. *Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike. *Në tetor të vitit 1998 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i thanë “PO” njëri-tjetrit. Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.

3 Postime
8 MUAJ ME PARE

FOTO/ Si u martuan fshehtas Meta dhe Monika 25 vjet më parë

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën

Në tetor të këtij viti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të mbushnin 26 vjet nga dita kur i thanë “PO” njëri –tjetrit.

Ata kurrë nuk kanë dashur të bëjnë të bujshme ditën e dasmës së tyre.

Ceremonia e tyre e celebrimit daton në 29 tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka.

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën

Atëherë Meta ishte zv/kryeministër në qeverinë socialiste të Pandeli Majko, ndërsa Monika Kryemadhi mbante detyrën e kryetares së FRESSH-it.

E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër, përpos ambasadorit zviceran në Tiranë ishte Erion Braçe.

Pjesëmarrës i vetëm në ceremoni ishte edhe ish-këshilltari i Ilir Metës dhe më pas Ministri i Ekonomisë, Mustafa Muçi.

Fotoja teke është Meta duke dalë si i martuar nga dera e gjendjes civile… Për momentin mbetet mister arsyeja që çoi në divorcin e tyre pas më se çerekshekulli.

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën

 

8 MUAJ ME PARE

Meta jep arsyet e divorcit me Monikën/ Krisja e madhe nisi që në vitin 2019

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi këtë të enjte lajmin më të bujshëm të kësaj vetë, divorcin e tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi pas 25 vitesh martesë që sollën 3 fëmijë.

“Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin-tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje” – tha Meta në një intervistë në Syri TV.

Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime për arsyet që e çuan në një vendim të tillë. Meta thotë se shkak për krisjen u bënë përplasjet politike.

 “E para, unë e mendoj se ajo është e pafajshme. E dyta, Batoni (Haxhiu) më ka thënë në një darkë tek Kodra e Diellit se “kam menduar se do ta ndaje që kur lanë mandatet”. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar.

Unë kam pritur nga ajo një reflektim nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër çfarë mendon. Nuk e bëra unë kryetare të partisë, ashtu siç e thatë ju. Ajo ka pasur kontributet e veta shumë të mëdha.

Pas zgjedhjes time të sforcuar si President, kryetar u bë Petrit Vasili, për shkak të përvojës, qartësisë politike dhe ajo u bë nënkryetare si një mbështetëse dhe për të mbajtur linjën. Dhe më pas erdhën zgjedhjet, rezultati i dobët në Fier dhe presionet e Ramës ndaj deputetëve sepse u duk e qartë që po shkonim drejt opozitës.

Më pas u mendua si zgjidhje për të mbajtur më të bashkuar partinë, dhe për shkak energjive që ajo kishte. Ka kontributet e veta që askush nuk ja ka mohuar dhe nuk ja mohon. Por tani kjo është një marrëdhënie e cila është bërë e pamundur dhe kjo është një zgjidhje më e qetë për të gjithë” – tha Ilir Meta në Syri TV.

 

8 MUAJ ME PARE

Ilir Meta lëshon bombën: Jam ndarë me Monika Kryemadhin, sot kam dorëzuar kërkesën në gjykatë

"Jam ndarë me Monika Kryemadhin, dorëzova kërkesën   

Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se është ndarë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

‘Ajo që mund të ju them është se pas kësaj deklarata, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike, dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besarin’.

Peka: Kur ju nuk mund të bindni ish-kryetaren e LSI-së dhe bashkëshorten tuaj që SPAK është i kapur nga Edi Rama, si mund të bindni publikun dhe anëtarësinë tuaj?

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.

 

Poll