Live Updates /

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas që kalonin me 500 euro të dënuar e të mitur! Komunikimet me Eneo Sulejmanajn i fundosën

*Zbardhet biseda mes Briken Terziut dhe Eneo Sulejmanajt ku efektivi i policisë Terziu refuzon të kalojë me skemën e përhershme të ryshfetit një prej udhëtarëve të dënuar në Francë me arsyetimin se e kishin marrë vesh edhe persona të tjerë për udhëtimin e këtij të fundit. *Versus.al zbardh dosjen e hetimit për efektivët të cilët në këmbim të ryshfetit deri në 500 euro, fiknin sistemin TIMS për të kaluar persona të cilët ishin dënuar më parë në vende të ndryshme të BE. *Eneo Sulejmani, pronari i agjencisë turistike "Bus Albania" i cili korruptonte efektivët për të kaluar drejt vendeve të BE klientët e tij të cilët kishin ndalim të udhëtimit prej muajit mars rezoluton të jetë në qeli pasi u kap me 1 kg drogë në Tiranë. *Efektivët e arrestuar në Rinas, merrnin nga 50 deri në 500 euro ryshfet për të mundësuar kalimin e personave të cilët kishin ndalim në vendet e BE për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit apo shkeljeve të kryera. *Efektivi Briken Terziu u arrestua si ndërmjetësi për skemën e ngritur, 3 efektivë u lanë në arrest shtëpie ndërsa për 4 të tjerë është caktuar masa "detyrim paraqitje".

Shkruar nga B.V

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Zbardhet biseda mes Briken Terziut dhe Eneo Sulejmanajt ku efektivi i policisë Terziu refuzon të kalojë me skemën e përhershme të ryshfetit një prej udhëtarëve të dënuar në Francë me arsyetimin se e kishin marrë vesh edhe persona të tjerë për udhëtimin e këtij të fundit. *Versus.al zbardh dosjen e hetimit për efektivët të cilët në këmbim të ryshfetit deri në 500 euro, fiknin sistemin TIMS për të kaluar persona të cilët ishin dënuar më parë në vende të ndryshme të BE. *Eneo Sulejmani, pronari i agjencisë turistike "Bus Albania" i cili korruptonte efektivët për të kaluar drejt vendeve të BE klientët e tij të cilët kishin ndalim të udhëtimit prej muajit mars rezoluton të jetë në qeli pasi u kap me 1 kg drogë në Tiranë. *Efektivët e arrestuar në Rinas, merrnin nga 50 deri në 500 euro ryshfet për të mundësuar kalimin e personave të cilët kishin ndalim në vendet e BE për shkak të tejkalimit të ditëve të qëndrimit apo shkeljeve të kryera. *Efektivi Briken Terziu u arrestua si ndërmjetësi për skemën e ngritur, 3 efektivë u lanë në arrest shtëpie ndërsa për 4 të tjerë është caktuar masa "detyrim paraqitje".

6 Postime
9 MUAJ ME PARE

“Vl, nuk bohet, paska pyetur edhe tjerë ky”, si e ruante veten polici në Rinas që të mos zbulohej skema e ryshfetit

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas
Eneo Sulejmanaj

Në një pjesë të dosjes së zbardhur nga Versus.al, shihet sesi efektivi i policisë Briken Terziu gjatë një bisede me Eneo Sulejmanajn ku ky i fundit refuzon të marrë përsipër kalimin e një personi që ishte dënuar në Francë për drogë pasi ky i fundit kishte folur edhe me persona të tjerë.

Kështu për të mos u zbuluar, Briken Terziu i sugjeron Eneo Sulejmanajt, pronarit të agjencisë “Bus Albania” që ta nisë personin në fjalë në tokë drejt Kosovës dhe më pas atje të tentojë të udhëtojë drejt Budapestit ku edhe e kishte destinacionin.  

Biseda mes Terziut dhe Sulejmanajt:

Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri

Briken: Ja ra shof vlla e te them

Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin

Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl

Eneo: Vl

Briken: E kan mor vesh dhe tjere

Eneo: As me ja bo letren me noter

Briken; jo jo. Tja fuse me toke

Eneo: Ok vlla rrofsh

Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi

Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite

Briken: Ok kire

I dënuari për drogë në Francë kreu udhëtimin e tij nga aeroporti në Prishtinë për t’u deportuar sërish në Shqipëri për shkak të ndalesës që kishte për të udhëtuar drejt vendeve të BE. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

“Sot t’i nis 500 euro vlla”, si policët në bashkëpunim me Sulejmanajn fiknin sistemin TIMS për të kaluar ish-të dënuarit

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas
Eneo Sulejmanaj dhe arrestimi i efektivëve në Rinas

Versus.al ka siguruar dosjen e hetimeve të policisë për korrupsionin në aeroportin e Rinasit, skemë për të cilën u arrestuan 8 efektivë policie të cilët merrnin ryshfet për të kaluar drejt vendeve të BE-së persona të cilëve u kishin kaluar ditët e qëndrimit në pasaportë apo ishin deportuar drejt Shqipërisë nga vendet ku kërkonin të shkonin.

Në dosjen e siguruar, janë zbardhur përgjimet mes Eneo Sulejmanaj, pronarit të agjencisë turistike “Bus Albania” dhe inspektorit të policisë në Rinas, Briken Terziu të cilit i dërgon të dhënat per persona të cilët kanë prerë biletën në agjencinë e tij por kanë ndalim për të udhëtuar drejt vendeve të BE.

Skema u zbulua pas përgjimeve në telefonin e Eneo Sulejmanaj i cili u arrestua më 21 mars në Tiranë pasi u kap në automjet me 1 kg drogë gati për shpërndarje. Në bisedat e zbardhura, shihet se Enea Sulejmani ndërvepronte shumë shpesh me Briken Terziun të cilit i dërgonte edhe foto të pasaportave të personave të cilët prisnin biletë në agjencinë e tij për të parë nëse kishin ndalime për të udhëtuar drejt vendeve të BE.

Duke nisur nga shuma prej 50 deri në 500 eurosh, Briken Terziu në bashkëpunim me 7 efektivët e tjerë të cilët u arrestuan mbrëmë në Rinas, përveç atyre të cilëve kishin shkelur afatin e qëndrimit në zonën Shengen bënin të mundur edhe kalimin e atyre të cilët ishin deportuar nga vende të BE pasi kishin bërë burg për veprimtari kriminale.

Persona të cilët ishin deportuar nga vende të BE-së pas vuajtjes së dënimit, nuk u është regjistruar dalja nga territori shqiptar në sistemin TIMS. Në bisedat e zbardhura më poshtë bëhet fjalë për kalimin e tre personave, që ishin dënuar në Gjermani, Spanjë dhe Itali për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Ndërkohë në bisedat e zbardhura mes ish-kreut të Shoqatës Ndërqytetase Eneo Sulejmanaj dhe efektivit Briken Terziu, flitet për ryshfetin prej 500 eurosh.

Eneo:  Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet

Briken: Se kuptova

Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen

Eneo:  Po vjen 5 min eshte aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Neser tbej nje 500 vlla

Briken: Ok vlla ngjohemi neser

Pjesë nga dosja:

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Frrokë Demiri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum

Briken: Per pak

Eneo: Ok vlla mthuj

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Frroke Demiri nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person I kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020.

Rasti i kalimit të ish-të dënuarit për thyerje ekspulsi në Itali

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 14.02.2024, nga ora 12:56 PM – 05:08 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Vladimir Demaj, mgjes vlla

Brikeni: Mirmengjes

Eneo: Ky cuni është për Budapest poloni. I kan dal letrat ka ate vulën e kuqe

Brikeni: Ok ja ta shof për pak

Eneo: Ok vlla te ngjitet lart vlla?

Zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: E tak unë kur tarri nvend po ngjitet lart tani

Brikeni: Ok

Eneo: tek e mesit

Brikeni: Po

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Edison Loku, e shef dot ktë vlla

Në orën 05:09 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Vladimir Demaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 14.02.2024, ora 18:45 nga punonjësi I policisë me username në TIMS MesiEr. Ky shtetas nuk ka bërë dalje në datën që bëhet bieda por rreth 2 muaj më vonë. Rezulon I Kthyer deportiv nga Italia  me motivin eshte denuar me 2 vjet e 9 muaj burg per thyerje ekspulsi nga shteti Italian.  Ka ndalim hyrje per 5 vjet ne Itali. Ka udhëtuar drejt shtetit të spanjës.

Rasti i kalimit të ish-të dënuarit në Spanjë

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 07.11.2023, nga ora 11:12 AM – 03:10 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Katerina Zeneli. Mgjes vlla. Per Catania tani.

Briken: Ok vlla. E takon ti apo une

Eneo: E tak un vlla

Briken: Ok te nr 8 thuaj

Eneo: Aty eshte vlla. Po ska njeri

Briken: Ktu jam. Se pata leviz

Eneo: Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetasit Hendri Gashi. O vlla e shef dot kte. Duhet tjet me ndrrim. Se e kam ktu do me ik

Briken: Si e ka pas Qafmolla

Eneo: Po

Briken: I shkon shume

Eneo: 5

Briken: Po. Edhe transit nga stambolli

Eneo: Ok ja se po mendohet. Vlla si je. Ka ardh I djal aty. Se di kush e ka genjy. I dërgon pasaportën e shtetasit Mikael Pashollari

Në orën 02:39PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Leja naj kafe se eshte ai shoku jon. Me fal se ta cova ty. Rrofsh vlla

Në orën 03:10PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Hendri Gazhi nuk është përpunuar në dalje të territorit të RSH që nga viti 2021. Ky shtetas rezulton i kthyer deportiv nga shteti spanjoll pasi ka vuajtur denimin per kultivim te lendeve narkotike. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

500 euro ryshfet për të kaluar drejt BE udhëtarët ‘problematikë’, momenti i arrestimit të policëve në Rinas (VIDEO)

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas
Arrestimi i efektivëve në Rinas

Ky është momenti kur Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekuton masat e sigurisë të caktuara nga prokuroria e Tiranës për tetë efektivë në aeroportin e Rinasit të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet për të kaluar persona të cilëve u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.

Efektivët merrnin nga 50 deri në 500 euro për udhëtarët të cilëve u ishte ndaluar hyrja në BE, në varësi të problemeve që kishin duke marrë në konsideratë që mes tyre kishte edhe shtetas të deportuar nga vende të caktuara.

Fillimisht, policët shënonin në biletën e avionit që ishte prenotuar nga agjencia tursitike “Bus Albania”, një destinacion që nuk ishte pjesë e BE dhe më pas prej aty në mënyrë transit të kryhej udhëtimi drejt vendeve të BE. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Korruptonte policët në Rinas, Eneo Sulejmanaj prej muajsh në qeli! Skema u zbulua nga celularët e tij

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas
Enea Sulejmani

Eneo Sulejmanaj, pronari i agjencisë turistike “Bus Albania” ndaj të cilit prokuroria caktoi masë “arrest me burg” nën akuzën e korruptimit të efektivëve në aeroportin e Rinasit për të kaluar shtetas drejt BE, ndodhet në burg pasi është kapur me 1 kg kokainë muaj më parë.

Sulejmanaj, i cili mbante edhe postin e kreut të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, ndodhet në qeli pasi në 21 mars të këtij viti u kap në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë teksa së bashku me dy të rinj lëvizte me 1 kg drogë në automjet në tentativë për ta shkëmbyer me para.

Ndërsa skema e zbuluar së fundmi nga policia për korrupsionin e efektivëve që kalonin drejt BE-së shtetas të cilëve iu ishte ndaluar hyrja, është zbuluar nga mesazhet në telefonin e Sulejmanajt. Hetimet vijonin prej muajsh, ndërsa mbrëmë u finalizua operacioni që vuri në pranga 8 efektivë policie, 1 prej të cilëve u la në burg, 3 të tjerë arrest shtëpie dhe 4 të tjerët “detyrim paraqitje”. Efektivët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Merrnin 50 deri në 500 euro për të kaluar pasagjerë drejt BE, zbardhet roli i efektivëve të arrestuar në Rinas

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë në aeroportin e Rinasit u zbulua skema e kalimit të personave të cilëve iu ishte ndaluar hyrja në vendet e BE duke korruptuar policët.

Skema e shkeljeve u zbulua pas arrestimit të pronarit të agjencisë turistike “Bus Albania”, Enea Sulejmani, i cili kontaktonte vazhdimisht me inspektorin Briken Terziu për të bërë të mundur nëpërmjet ryshfetit kalimin e personave të cilëve iu ishte ndaluar hyrja në vendet e BE. Në telefonat që iu sekuestruan Enea Sulejmanit u bë e mundur zbërthimi i skemës.

Punonjësi i policisë me detyrë inspektor, Briken Terziu jepte udhëtime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryejë pasagjeri duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë anëtare të BE më pas prej aty, kryerjen e fluturimeve transit drejt vendeve të BE.

Vlerat monetare që jepeshin si ryshfet për policët varionin nga 50 deri në 500 euro në varësi të problematikave që kishin shtetas të ndryshëm të cilët mund të ishin deportuar nga vende të tjera të BE. Por mes tyre kishte edhe persona që mashtroheshin edhe pse nuk kishin asnjë problem, u kërkohej 50 euro për të kaluar.

Të përfshirë në skemë janë edhe efektivët e tjerë të cilët merrnin udhëzimet nga Briken Terziu mbi persona që kërkonin të kalonin edhe pse mund t’u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.

Konkretisht, prokuroria ka caktuar masat e sigurisë si më poshtë:

– Briken Terziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale

– Enea Sulejmani, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

– Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

–Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-Aris Drini. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

-Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

– Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

– Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

-Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale.

Për aksionin, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili përgëzoi AMP-në dhe nxiti përpjekjet për më shumë veprime në kuadër të procesit të vetëpastrimit të policisë.Versus.al

9 MUAJ ME PARE

Ryshfet për të lejuar kalimin drejt BE, arrestohen 8 policë në Rinas! Pranga dhe pronarit të agjencisë turistike (EMRAT)

PËRGJIMET NË SIGNAL/ Si u zbulua rrjeti i policëve në Rinas

Tiranë- Policia ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një aksion në aeroportin e Rinasit, ku ka ekzekutuar masat e arrestit për tetë efektivë policie të cilët dyshohet se në bashkëpunim me pronarin e një agjencie turistike të identifikuar si Enea Sulejmani, lejonin kalimin në zonën Shengen të personave të cilëve u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.

Një prej efektivëve është lënë në burg, 3 të tjerë në arrest shtëpie ndërsa për 4 të mbeturit është caktuar “detyrim paraqitje”.

Mes të arrestuarve, është edhe Eneo Sulejmanaj i cili akuzohet se ka korruptuar inspektorët e Rinasit me qëllim kalimin e personave që u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.

Si funksiononte skema:

Hetimet disa mujore të policisë kanë zbardhur mënyrën e ndërveprimit të efektivëve dhe pronarit të agjencisë turistike, “Bus Albania”, Enea Sulejmani. Ky i fundit mbante kontakte të vazhdueshme, me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lehohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Sot më datë 03.06.2024 Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, ka ekzeketuar masat e sigurimit të caktuara në Vendimin Nr. 1417 datë 03.06.2024 të Gjykatës së Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si më poshtë:

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal

➢ Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

➢ Shtetasi Enea Sulejmani, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

2. “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

3. “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale:

➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Ndërkohë vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal. Versus.al

Poll