Live Updates /

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit. Reagimet

*Është shoqëruar me debat mbledhja e sotme në Këshillin bashkiak të Tiranës. Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëlluar me një tufë me letra kryetarin e bashkisë Erion Veliajn ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë dhe këshilltari socialist Halit Valteri, i cili i ka dalë në mbrotje kryebashkiakut të Tiranës. * Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reguar menjëherë pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit bashkiak. Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”. * Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar fjalën, por ajo nuk i është dhënë nga kryesuesja e seancës, Romina Kuko, duke sjellë edhe acarimin e situatës. Në një moment Blushi ka marrë letrat që ndodheshin në tavolinën e tij dhe i ka qëlluar drejt Veliajt, e duke bërë që mbledhja të ndërpritet.* Një reagim për tensionet në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës erdhi dhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta shkruan se që nga sot, Partia e Lirisë është në luftë me Erion Veliajn dhe tutorët e tij.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

8 Postime
7 MUAJ ME PARE

Shtohet misteri se çfarë ndodhi në sherrin e këshillit bashkiak, del tjetër FOTO

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Është shtuar misteri se ccfarë ndodhi në të vërtetë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Mbledhja e sotme e Këshillit u shoqërua me përplasje dhe debate të ashpra që përfunduan deri në përplasje fizike.  

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi dhe këshilltari socialist, Halit Valteri ishin ata që pas konfliktit verbal përfunduan në grushta dhe me duart në fyt.

Duke qenë se mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave, fillimisht u raportua se Blushi kishte goditur Valterin me grusht dhe ishte përjashtuar menjëherë nga mbledhja.

Por siç duket edhe në një tjetër edhe Valteri ka sulmuar Blushin, nga pas e duke i futur duart ne fyt.  Ky i fundit pas kallëzimit në polici nga deputeti socialist, u mor në pyetje në komisariatin nr.1 për disa orë.

7 MUAJ ME PARE

Goditi me grusht Halit Valterin, policia shoqëron Tedi Blushi

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Pas ngjarjes së ndodhur sot në sallën e Këshillit Bashkiak, sekretari i Përgjithshëm i partisë së Ilir Metes, Tedi Blushi, është shoqëruar për në komisariatin numër 1, për tu marrë në pyetje.

Blushi goditi me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri dhe ky i fundit e denoncoi për goditje për shkak të detyrës.

Tedi Blushi gjithashtu ka gjuajtur me letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ka reaguar duke thënë se do të kërkojë zbatimin e ligjit.

Nga ana tjetër, kreu i PL, Ilir Meta ka thënë se ishin Veliaj dhe Valteri ata që e sulmuan Blushin.

7 MUAJ ME PARE

FOTO/ Momenti i sherrit mes Tedi Blushit dhe Halit Valterin në Këshillin Bashkiak

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Një sherr ka ndodhur në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Pas tensioneve mes Tedi Blushit dhe Erion Veliaj, ku ky i fundit u qëllua edhe me letra, një tjetër ngjarje ka ndjekur këtë sherr në distancë.

Mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe atij të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka pasur një përplasje fizike dhe grushte mes tyre.

Në një foto të shpërndarë nga brenda bashkisë së Tiranës, duket vetëm një moment kur Blushi është duke qëlluar Halit Valterin.

Në fakt, fotoja nuk tregon të gjithë ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, por tregon vetëm një moment.

7 MUAJ ME PARE

Halit Valteri denoncon në polici Tedi Blushi: Më goditi me grushte dhe ...

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku më pas ka plasë dhe grushti kanë përfunduar në polici.

Këshilltari i PS-së Halit Valteri ka denoncuar në polici, Tedi Blushin.

Valteri pretendon se është goditur me grushta dhe sende të forta nga Blushi.  

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hedhur një tufë me letra në drejtim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi nuk i është dhënë fjala.

Më pas është përfshirë në një konfrontim fizik me këshilltarin socialist, Halit Valteri.

Pas ngjarjes, ky i fundit e ka denoncuar në policit Tedi Blushin, i cili mësohet se është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen.

7 MUAJ ME PARE

Meta: Nga sot PL është në gjendje l*fte me kryehajdutin e Tiranës lali fikun dhe tutorët e tij

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas tensioneve në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku u përplas Tedi Blushi me Erion Veliajn dhe Halit Valterin.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se që nga sot, Partia e Lirisë është në luftë me Erion Veliajn dhe tutorët e tij.

Reagimi i Ilir Metës:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momenti kur Erion Veliaj qëllohet me letra

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me tensione.

Debatet në mbledhje janë zhvilluar kryesisht mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarëve të opozitës.

Këta të fundit kanë kërkuar që të zhvillohet debat për propozimet e sjella, por si zakonisht në mbledhje ka folur vetëm Veliaj.

Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar fjalën, por ajo nuk i është dhënë nga kryesuesja e seancës, Romina Kuko, duke sjellë edhe acarimin e situatës.

Në një moment  Blushi ka marrë letrat që ndodheshin në tavolinën e tij dhe i ka qëlluar drejt Veliajt, e duke bërë që mbledhja të ndërpritet.

Ndiqni pamjet:

7 MUAJ ME PARE

U qëllua me letra nga Tedi Blushi në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Nuk është akt force, por dëshpërimi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.

Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.

Reagimi i plotë:

Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5 mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.

Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit bashkiak të Tiranës, konfliktohen fizikisht Tedi Blushi dhe Halit Valteri

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të

Është shoqëruar me debate dhe tensione mbledhja në Këshillin bashkiak të Tiranës.

Anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëlluar me letra kreun e kësaj bashkie, Erion Veliajn,  ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, duke shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve

Poll