POLITIKË /

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha paralajmëroi Edi Ramën, se “nëse guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh”.

Shkruar nga Versus

Berisha-Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Bardhit

“Ndoshta një paralajmërim që ai të mos thellohet në gabimet e Salianjit, pasi karma të rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”, u shpreh ndër të tjera Sokol Balla për Gazment Bardhin në një emision të tij. Kjo deklaratë e gazetarit ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Berisha paralajmëroi Edi Ramën, se “nëse guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh”.

“Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve. Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë. U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta.Dhe ky është një turp i madh”, tha Berisha.

Nga ana tjetër,ai ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 11:00 opozita do të mblidhet sërish në protestë përbara Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt.

“T’ia dridhim tokën nën këmbë kësaj fare hajdutërish, që po zbrazin Shqipërinë, po dëbojnë shqiptarët nga trojet e tyre. Ndaj dhe nesër në ora 11:00, qytetare dhe qytetarë tek bashkia, për të kapur për zverku Erion Veliajn. Beteja jonë nuk ndalet kurrë! Beteja jonë ka vetëm një objektiv: qeverinë teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitoren e opozitës”, përfundoi Berisha./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: