POLITIKË /

“Do shohin me dylbi rezultatin e Lulit”, Rama ironizon emërimin e Lacivitas në fushatën e PD: Më shpejt fiton Kavaja Champions

Shkruar nga Versus
“Do shohin me dylbi rezultatin e Lulit”, Rama ironizon emërimin
Fotomontazh: Berisha prezanton Lacivitan, kryeministri Edi Rama

Partia Demokratike njoftoi dje caktimin e kreut të fushatës së Trump, Christopher Lacivitan si drejtuesin e fushatës elektorale të PD për 11 majin. Sot ka pasur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama i cili është shprehur me tone të ashpra për entuziazmin brenda demokratëve për Lacivitan.

"Dje trampistët të vetëshpallur të tillë patën një ditë masturbimi kolektiv. Tamam si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktoreje filmash. Sepse shpallën fitoren meqë sollën një konsulent që nuk e di sesa e kanë paguar, sepse ai ka qenë në krye të fushatës së Trump. Unë jam i lumtur të them të drejtën sepse edhe konsulentët janë turistë të huaj”- u shpreh Rama.

Ndërsa u shpreh i bindur për fitoren e PS, Rama tha se në zgjedhjet e 11 majit, PD as nuk do arrijë t’i afrohet rezultatit që arriti Lulzim Basha më 2021-in.

“Luli për shembull kishte më shumë se një konsulent dhe arriti një rezultat që këta do e shohin me dylbi më 11 maj. Sepse nuk ka konsulent që e bën kënetën të duket si det. Madje unë them se ka më shumë shanse që Kavaja të fitojë Champions Leaguen duke marrë si trajner Ancelottin, sesa bufi plak që ka marrë konsulent të Donald Trump-it”- tha kryeministri. Versus.al

Poll