POLITIKË /

Nesër pritet shkarkimi i Veliajt, Klosi: S'mund ta lëmë Tiranën pa një drejtues

Shkruar nga Versus

Nesër pritet shkarkimi i Veliajt, Klosi: S'mund ta lëmë

I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi foli lidhur me mbledhjen e nesërme që do zhvillohet në këshillin bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Veliajt.

Ai tha se shkarkimi i Veliajt është i domosdoshëm pasi kryeqyteti nuk mund të mbetet pa një drejtues, ndërsa i qëndroi vendimit për të mos komentuar vendimet e pushtetit gjyqësor për Veliajn.

‘’Qyteti ka nevojë për një drejtues. Tirana nuk mund të rrinte pa një kryetar. Ne nuk i komentojmë  vendimet e gjyqësorit do të respektojmë institucionet e drejtësisë së re. Ai nuk e ushtron detyrën sepse është i izoluar dhe me vullnetin e tij e ka deleguar tek Anuela Ristani. Pra Tirana s’mund të rri pa një kryetar bashkie. PS po përgatitet për të fituar garën. Ndërkohë që merreni me ne, merruni me kampin tjetër që akoma s’ka asnjë kandidatë. Në këtë garë ne kemi kandidatin tonë shumë pozitiv. Ne u bëmë gati për garën e Tiranës. Ne jemi forcë që kemi përgjegjësi për të qeverisur vendin dhe qytetarët e Tiranës që e kanë votuar në këto vitet e fundit në të gjitha garat. Ne kemi përgjegjësinë para këtyre njerëzve. Ne kërkojmë që Tirana të menaxhohet’’- u shpreh Klosi. Versus.al

Poll