Live Updates /

Me itinerar Shqipëri-Itali-Angli, kapen 7 kg drogë në Portin e Durrësit. Arrestohen 2 kushërinj: “Porosinë” e morëm në Tiranë

*Furgoni i kompanisë “Bledi Trans” që merrej me transportin e mallrave, u ngarkua me 7 kg kokainë në Tiranë. Kushërinjtë e arrestar Arjan Doçi dhe Mentor Çuni kanë deklaruar se porosinë e morën nga një person i panjohur në Tiranë. *Versus.al siguron fotot e dy kushërinjve nga Tropoja, shoferit Arjan Doçi dhe Mentor Çunit të cilët u kapën në furgonin e mallrave me targa angleze ku ishte fshehur droga. *Kokaina ishte e ndarë në 7 pako me nga një kilogram, e mbështjellë me qese vakumi me qëllim që të mos nuhatej nga qentë e kufirit. *Aksioni i policisë abzulon 7 kg kokainë në Portin e Durrësit, brenda furgonit me targa angleze që kryente itinerarin Shqipëri-Itali-Angli.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
9 MUAJ ME PARE

Furgoni do nisej drejt Italisë, dëshmia e 2 kushërinjve që u kapën me 7 kg kokainë në Portin e Durrësit: Drogën na e dha dikush në Tiranë

Me itinerar Shqipëri-Itali-Angli, kapen 7 kg drogë në Portin e
Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Durrës- Furgoni i mallrave ku u gjetën 7 kg kokainë të fshehura me qese vakumi poshtë sediljes së shoferit, do të nisej sot për në Bari dhe më pas për në Angli.

Ndërkohë, të arrestuarit, Arjan Doçi (shofer i furgonit të “Bledi Trans) dhe kushëriri i tij Mentor Çuni kanë deklaruar në polici se drogën ua kishte dhënë një person në Tiranë dhe se nuk kishin asnjë dijeni për identitetin e tij.

Kushërinjtë kanë treguar se personi që ua kishte dhënë lëndën narkotike u kishte thënë se personi që do merrte drogën do vinte vetë te furgoni me targa angleze.

“E morëm porosinë nga një person në Tiranë. Personi që do merrte drogën, do vinte vetë te furgoni, nuk e njohim”- mësohet të kenë thënë të arrestuarit në policinë e Durrësit.

9 MUAJ ME PARE

Tentuan të kalojnë 7 kg drogë në Portin e Durrësit, publikohen fotot e dy kushërinjve nga Tropoja

Me itinerar Shqipëri-Itali-Angli, kapen 7 kg drogë në Portin e
Të arrestuarit, Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Durrës- Personat që shihni në foto janë Arjan Doçi dhe Mentor Çuni, dy kushërinjtë e arrestuar nga policia e Durrësit pas kapjes së ngarkesës prej 7 kilogramësh kokainë brenda një furgoni mallrash në portin e qytetit.

Arjan Doçi, ishte shofer i furgonit me targa angleze që transportonte mallra nga Anglia drejt Italisë dhe Shqipërisë. Ndërsa Mentor Çuni ndodhej me të në furgon në momentin kur u gjet sasia e drogës.

Policia vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun e drogës.

9 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Droga me vakuum poshtë sediljes, si tentuan dy kushërinjtë të kalonin 7 kg kokainë me furgon mallrash në Portin e Durrësit

Me itinerar Shqipëri-Itali-Angli, kapen 7 kg drogë në Portin e
Momenti i arrestimit 2 personave në Durrës dhe droga e gjetur

Durrës- Detaje të reja janë zbuluar nga kapja e ngarkesës prej 7 kilogramësh lëndë narkotike kokainë brenda një furgoni mallrash në Portin e Durrësit.

Furgoni me traga angleze, i kompanisë “Bledi Trans” kryente transport mallrash në itinerarin Angli-Itali-Shqipëri. Në momentin që iu nënshtrua kontrollit në Portin e Durrësit, furgoni kishte hyrë nga Italia.

Gjatë kontrollit, nën sediljen e shoferit të furgonit, Arjan Doçi, 38 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 7 kg e 300 gramë kokainë. Droga ishte mbështjellë me qese me vakum në mënyrë që të mos nuhatej nga qentë e kufirit.

Së bashku me shoferin e furgonit, u arrestua edhe personi tjetër që ndodhej me të në mjet, Mentor Çuni, kushëri i shoferit të furgonit, i dyshuar si bashkëpunëtor në veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, mjetin tip “furgon”, 3950 euro 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.

9 MUAJ ME PARE

Gjenden 7 kg kokainë brenda furgonit me targa angleze në Portin e Durrësit, në pranga shoferi dhe bashkëpunëtori i tij

Me itinerar Shqipëri-Itali-Angli, kapen 7 kg drogë në Portin e
Furgoni i kompanisë "Bledi Trans" dhe droga e paketuar

Durrës- Një ngarkesë prej 7 kilogramësh kokainë është gjetur nga policia gjatë kontrollit në një furgon me targa angleze në Portin e Durrësit. Kokaina e gjetur poshtë sediljes së shoferit ishte e paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë antidrogë.

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për trafikun e kokainës, konkretisht shoferi i furgonit të kompanisë "Bledi Trans", Arjan Doçi 38 vjeç dhe Mentor Çuni 39 vjeç.

Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Poll